Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk e kam menduar fundin me Kombëtaren”, Gjimshiti i fokusuar te puna: Synimi, kualifikimi në turnetë e mëdhenj

schedule16:53 - 2 Qershor, 2026

schedule 16:53 - 2 Qershor, 2026

Kapiteni i Kombëtares Shqiptare të Futbollit, Berat Gjimshiti, ka folur në konferencën për shtyp në prag të ndeshjeve miqësore të kuqezinjve, duke theksuar se skuadra është e motivuar për të nisur një kapitull të ri nën drejtimin e stafit të ri teknik.

Kapiteni vlerësoi gjithashtu punën e bërë gjatë ditëve të para me trajnerin e ri, duke theksuar se idetë e tij janë kuptuar qartë nga skuadra. I pyetur për mundësinë e vendosjes së një filozofie italiane në ekip, Gjimshiti theksoi se çdo trajner ka metodën e tij të punës, ndërsa përgjegjësia kryesore mbetet te lojtarët në fushë.

Sa i përket të ardhmes së tij me Kombëtaren, kapiteni la të kuptohet se nuk e mendon ende tërheqjen.



“Nuk e kam menduar fundin me Kombëtaren. Për sa kohë trupi dhe rrethi im do të më lejojnë, do të jem në fushë. Për momentin nuk po e mendoj fare”, tha ai.

Duke folur për kundërshtarin e radhës, Izraeli, Gjimshiti vlerësoi zhvillimin e ekipit kundërshtar në vitet e fundit dhe cilësinë që ka në repartin ofensiv.

“Izraeli ka pasur rritje në kohët e fundit dhe ka shumë cilësi në sulm. Do të jemi të kujdesshëm dhe të përqendruar”, nënvizoi kapiteni.

Në mbyllje, ai pranoi se fundi i sezonit nuk është periudha më e lehtë për futbollistët, por atmosfera në grup mbetet pozitive falë energjive të reja dhe dëshirës për të fituar një vend në ekip.

“Nuk është e thjeshtë në fundin e sezonit, por kemi frymë dhe trajner të ri. Duhet të tregojmë veten për një vend në Kombëtare. Kemi energji pozitive dhe duam të kualifikohemi në turnetë e mëdhenj”, përfundoi Gjimshiti.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!