Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk e di ku e mora”: Vatër e re me koronavirus në Durrës

schedule11:59 - 11 Prill, 2020

schedule 11:59 - 11 Prill, 2020

Ministria e Shëndetësisë njoftoi sot për një rast të ri në Durrës duke e çuar në 39 numrin total të të prekurve në këtë qytet.

Gazetari Leonidha Muzaj raporton për abcnews.al se bëhet fjalë për një 39 vjeçar, i cili nuk dihet se ku është infektuar dhe është një vatër e re infeksioni në qytet.

Mësohet se personi në fjalë është shprehur se nuk ka patur kontakte me të tjerë të ardhur nga jashtë në vend para mbylljes së kufijve.



Shqipëria ka arritur në 433 raste me koronavirus, ku 24 kanë ndërruar jetë, ndërsa 60 të tjerë vijojnë të marrin shërbim në spitale.

Rastete e reja me koronavirus gjatë 24 orëve të fundit
-10 raste Tiranë
-3 raste Shkodër
-1 rast Pukë
-1 rast Lushnje
-1 rast Shkodër
-1 rast Fier

Shpërndarja gjeografike e rasteve pozitive, është si vijon:
– Tiranë 209 raste
– Durrës 39 raste
– Lushnje 6 raste
– Elbasan 15 raste
– Fier 32 raste
– Kavajë 8 raste
– Rrogozhinë 4 raste
– Korçë 17 raste
– Vlorë 5 raste
– Shkodër 52 raste
– Lezhë 14 raste
– Berat 2 rast
– Has 12 raste
– Krujë 6 raste
-Tropojë 4 raste
– Pukë 5 raste
– Mirditë 3 raste

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!