Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nuk duhet të harrojmë Europën tjetër të ilumunizmit”, Rama: Bashkëpunimi nuk ka humbës

schedule13:21 - 16 Maj, 2025

schedule 13:21 - 16 Maj, 2025

Rama: Ideja e Europës së bashkuar është e lashtë. Një vizion kurajoz projekti i tij përfshinte bashkëpunimin me Rusinë dhe me Ballkanin dhe mesdheun që asokohe ishin nën sundimin osman. Për Abatin vizionar Turiqa e sotme do të ishte po kështu një partner I domosdoshëm në një bashkim paqeje të përherheshme

Projekti dështoi u vra nga interesa pa peshë, kaprico të vogla sic do e thoshte Volteri Edhe sot miti i Europës vijon të jetë i pranishëm dhe I ngjan Europës këtu sot. Ëndrra e paqes së përhershme është zëvendësuar nga lufta e përhershme. Ka një ndjesi sikur mungon fryma, përballemi me forca që kërcënojnë themelet e europës.

Fatntazmat e miteve imperiale, zhvendosja e aleancave gjeopolitike, vështirësia e thellë e njerëzve, nuk ka moment më të mirë se ky për ta na kujtuar se nuk duhet të harrojmë Europën tjetër të ilumunizmit, të paqes jo vetëm mes vetes por edhe me armiqtë tanë. Kjo Europë na mësoi se ish armqtë mund të bëheshin bashkë edhe pse me plagë të hapura nga lufta. Ata kthyen lumenj gjaku në rrugë paqeje përmes tregtisë. Ishte ajo Europë që na mësoi se në mes të konflikteve duhet të kemi besim te humanizmi i armiqve tanë në të kundërt, sic na kujton Canti. Armiqtë e paqes nuk duhet të na tërheqin me vete. Në Ballkan i kemi mbijetuar luftës, bombave, konflikteve territorial, shkatërrimit e rrënimit, ka ndodhur gjatë jetës sonë. Kemi mësuar se paqja nuk ka konkurent. Eurooptimisti më i madh nuk jeton në Paris a Berlin, porn ë Tiranë e Podgoricë, ku besimi në idealin europian I ka rrënjët thellë. I kemi mbijetuar lajmeve të rreme dhe kemi mësuar se bashkëpunimi nuk ka humbës.



Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!