Situata e pandemisë në Itali është kritike. Gjatë 24 orëve të fundit autoritet shëndetësore konfirmuan 19 143 raste të reja dhe 91 të tjerë kanë humbur jetën.
Kreu i rajonit të Campania ka njoftuar mbylljen, ndërsa është shprehur se janë në prag të tragjedisë.
“Ne do të vazhdojmë me mbylljen e gjithçkaje, urdhri që hyn në fuqi sot nuk është i mjaftueshëm. Ne duhet të mbyllim gjithçka dhe duhet të vendosim sot, jo nesër. Ne jemi një hap larg tragjedisë,” tha guvernatori, Vincenzo De Luca.
LEXO EDHE: Çfarë po ndodh në Itali, në 24 orë mbi 19 mijë të infektuar me Covid
Në 24 orët e fundit, 2.280 raste të reja të koronavirusit janë regjistruar në rajon dhe është shifra më e lartë që nga fillimi i pandemisë.
“Nuk dua të shoh kamionët me arkivolë. Ne duhet të marrim vendime sot. Sot duhet të bëjmë përpjekjen e fundit për të ndaluar shpërthimin e infeksionit. Duhet të mbyllim gjithçka për një kohë. Ndoshta për 40 ditë për të frenuar shpërthimin e infeksionit. Pastaj do të shohim. Pa vendime drastike, nesër nuk do të jetë më e mundur”, shtoi De Luca. g.v/abcnews.al


