Novela grafike “lufta për jetën“, i jep çmimin e parë David Kryemadhit

schedule16:14 - 21 Dhjetor, 2021

schedule 16:14 - 21 Dhjetor, 2021

Nga Leontina Nika

Lufta për jetën , beteja e ashpër , frymëzuar nga romani fantastiko-shkencor  i Flamur Topit i jep çmimin e parë  në  edicionin e 6 të novelave grafike  ilustratorit David Kryemadhi.

Në fakt puna e tij është realizuar në bashkëpunim me  Ilir Topin dhe  Florian Bregun.  Artisti gjatë marrjes së çmimit kërkoi një vëmendje nga shtëpitë botuese për këtë zhaner.

Ndërkohë që fabula e përzgjedhur për ilustrim është mjaft aktuale edhe pse është shkruar në vitet 70- të .

Anëtarja e jurisë pedagogia e artit dhe artistja Merita Selimi  i kërkoi  konkurrentëve që të jenë më të kujdesshëm   në gjuhën përshkruese të novelës.

Në garë këtë vit ishin 25 konkurrent  nga qytetet  të ndryshme të Shqipërisë.  Me çmime u nderuan 5 prej tyre çmimi i parë David  Kryemadhi ,  Henri Dimo me çmim të dytë, Betina Sharavolli me të tretin, Iris  Boshnjaku me çmim të katërt dhe Bartolino Selamaj me çmim të pestë./abcnews.al