Qytetarët që nuk kanë dokumentacion për të vërtetuar sigurimet për efekt pensioni para vitit 94 do tu njihet kjo periudhë automatikisht.Drafti tashmë është diskutuar në komisionin e ligjeve ku ka marë edhe aprovimin. Zv.ministrja Olta Manjani tha se efektet në buxhet vitin e parë janë rreth 40 milion lekë.Nga kjo nismë përfitojnë deri në fund të zbatimit rreth 600 mijë persona.
Kreu i Instutuit të Sigurimeve Shoqërore Astrit Hado sqaroi se nga ky ligj nuk do të përfitojnë ata persona që tashmë kanë dalë në pension pasi kosto do të ishte shume e lartë.
Zv.ministrja Manjani tha ndër të tjera se po diskutohet për skemën e re të pensioneve dhe po analizohen një sërë skemash./abcnews.al