Një vit pa mungesa, njihuni me rekordmenin e Sociedad

schedule08:52 - 10 Tetor, 2019

schedule 08:52 - 10 Tetor, 2019

Mikel Oyarzabal është ylli i Real Sociedad, që renditet në vend të pestë në La Liga për momentin. 22-vjeçari ka shënuar 4 gola në kampionat gjatë këtij sezoni dhe po udhëheq ekipin e tij drejt vendeve të larta në renditje.

Anësori i majtë ofensiv ka vendosur një rekord të bukur deri tani. Ai nuk humbet një ndeshje prej 27 tetorit të vitit të kaluar, kur gripi e ndaloi të zbriste në fushë përballë Atletico Madrid.

Oyarzabal duke festuar trofeun me ekipin U21 të Spanjës

52 ndeshje pa ndërprerje mes Sociedad dhe kombëtares spanjolle e bëjnë Oyarzabal futbollistin me më shumë aktivizime rresht në Spanjë. Në verë u shpall kampion Evrope me ekipin U21 iberik, teksa numëron edhe një gol të shënuar në katër ndeshje me kombëtaren e madhe.

Oyarzabal është gati për dy sfidat kundër nordikëve të Suedisë dhe Norvegjisë, teksa shpreson që në sfidën e 27 tetorit kundër Celta Vigos të festojë plot 1 vit aktivizim pa ndërprerje. /abcnews.al