Një tjetër klub me plan të qartë, nis ofensivën për të siguruar Leo Messin

schedule15:14 - 19 Shkurt, 2020

schedule15:14 - 19 Shkurt, 2020

Leo Messi po kalon një nga momentet më të vështira të karrierës te Barcelona. Problemet jashtë fushe dhe përplasja me drejtorin sportiv kanë shtuar zërat e largimit të kapitenit nga skuadra katalanase.

E ardhmja e tij pritet të jetë jashtë Europe. Radio Continental raporton se LA Galaxy po tenton të arrijë një akord me yllin argjentinas. Klubi amerikan që garon në MLS ka nisur negociatat me babain e Messit, njëkohësisht agjenti i tij.

Tratativa parashikohet e vështirë, por LA Galaxy dëshiron të zëvendësojë Zlatan Ibrahimovic me një tjetër futbollist të madh. Ardhja e Chicharito Hernandez nuk mjafton dhe klubi përtej oqeanit po bën maksimumin për të bindur Leo Messin. /abcnews.al