Një pjesë e studentëve nuk bojkotuan auditoret nga frika e pasiguria

schedule15:10 - 8 Janar, 2019

schedule 15:10 - 8 Janar, 2019

Ditën e sotme pati nga ata studentë që priten zhvillimin e mësimit në auditoret e fakulteteve. Të pasigurt për atë çfarë do të ndodhë me vitin akademik, studentët zgjodhën të mos i bashkoheshin protestës.

Pas nisjes së studentëve protestues nga godinat e Universiteteve drejt Kryeministrisë. Korridoret e fakulteteve publike nuk u zbrazën plotësisht.

Ajo që dukej si pika e fortë e protestës, mungesa e organizimit me një drejtues, duket se po kthehet në thembren e akilit të revoltës së studentëve, të cilët e marta i gjeti të pavendosur. Një pjesë pritën zhvillimin e leksioneve.

Pedagogët edhe pse të gatshëm për të dhënë mësim, i njoftuan për pamundësinë e zhvillimit të orës së leksionit për shkak të numrit të reduktuar të studentëve në auditor.

Të tjerë e pritën fundin e protestës në kafene.

Prej një muaji studentët protestojnë për përmbushjen e 8 kërkesave, të paplotësueshme sipas tyre pa anulimin e Ligjit për arsimin e lartë, arsye që i mban ende jashtë auditorëve”.

Mesimdhënia në fakultete publike vijon të mbetet e paralizuar, ndërsa studentët shprehin bindjen se kjo do të sjellë edhe shtyrjen e sezonit të provimeve. /abcnews.al