Një nigerian nderon Shkumbinin, Kastrioti shpërdoron

schedule14:57 - 19 Tetor, 2019

schedule 14:57 - 19 Tetor, 2019

Fitore në transfertë dhe kryesim për Kastriotin. Ekipi i Ramadan Ndreut ka triumfuar përballë Shkumbinit me rezultatin 1-2. Taulant Marku dhe Patrik Bardhi ishin autorët e golave në pjesën e parë, teksa Sherif Sadiku ishte autori i golit për ekipin peqinas.

Kastrioti ishte 5 minuta larg fitores në transfertë dhe kryesimit në Grupin A të Kategorisë së Parë. Ekipi i Ramadan Ndreut nuk shfrytëzoi avantazhin e dyfishtë dhe u largua me një pikë nga fusha e Peqinit.

Pikë e mirë për Shkumbinin e Artan Banos. Vendasit nuk u dorëzuan, treguan karakter dhe arritën të siguronin një barazim 2-2.

Emocionet e kësaj përballje ishin ruajtur për çerekorëshin e fundit të pjesës së parë, aty ku u shënuan tre gola brenda 7 minutash. Marku zhbllokoi shifrat dhe pas dy minutash erdhi edhe goli i Bardhit.

Avantazh i dyfishtë i ekipit krutan, por vëllai i Armando Sadikut, sulmuesit të kombëtares dhe Malagës, riktheu Shkumbinin në lojë me golin e shënuar në minutën e fundit të pjesës së parë.

E dyta ishte plot duele të forta dhe vendasit u hodhën në sulm për të gjetur golin e radhës. Një nigerian shmangu humbjen e ekipit peqinas. Eyoh barazoi shifrat në minutën e 85-të dhe ndeshja u mbyll pa fitues.

Kastrioti renditet në kuotën e 10 pikëve pas javës së pestë, teksa Shkumbini numëron dy pikë më pak. /abcnews.al

Shkumbini – Kastrioti 2-2
(Sadiku 45′, Eyoh 85′ / Marku 38′, Bardhi 40′)