Një ndër zonat e goditur më rëndë nga tërmeti, ABC News sjell situatën në Gaziantep të Turqisë

schedule11:57 - 9 Shkurt, 2023

schedule 11:57 - 9 Shkurt, 2023

Prej tri ditësh tashmë në Turqinë e goditur rëndë nga tërmeti, gazetari I ABC Neës Arlind Isa u zhvendos sot në Gaziantep, një prej zonave më të prekura nga lëkundjet shkatërrimtare të tokës dhe që numëron një bilanc tragjik viktimash.

Gazetari Isa tha se ekipet e shpëtimit nuk kanë ndalur për asnjë cast kërkimet për të mbijetuar nën rrënoja edhe pse shpresat shuhene me kalimin e orëve.

Zhurma e vetme që dëgjohet në zonë janë ato të pajisjeve të ekipeve të kërkim shpëtimi, që kërkon nën gërmadha. Nga informacionet e mbledhura në terren, gazetari i ABC News tha se në zonë janë ngritur cadra strehimi dhe humanitare për t’i dhënë ndihmën të mbijetuarëve, sytë e të cilëve janë drejtuar nga rrënojat e pallateve të shembur.