Sondazh

A do të zgjasë gjatë konflikti në Iran?

Loading ... Loading ...
 

Një natë jashtë kohës: Pianisti i famshëm Ekland Hasa sjell sonte ‘Kohë të çrregullta’ në TKOB”

schedule13:08 - 14 Prill, 2026

schedule 13:08 - 14 Prill, 2026

Një mbrëmje e veçantë muzikore pritet të pushtojë sonte skenën e Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit, ku pianisti Ekland Hasa do të sjellë recitalin “Kohë të çrregullta”, një udhëtim artistik mes epokave dhe ndjesive.

I shoqëruar nga Orkestra Simfonike e TKOBAP dhe nën dirigjimin e Suzana Turku, koncerti premton një dialog të gjallë mes muzikës klasike dhe asaj moderne. Në program janë përfshirë emra të mëdhenj si Johann Sebastian Bach, Luciano Berio dhe Fazıl Say.

Vetë Hasa premton një interpretim të ndjerë dhe virtuoz, duke theksuar se kjo mbrëmje nuk i përket vetëm kohës, por mbi të gjitha emocionit. Interesi ka qenë i lartë, jo vetëm nga publiku vendas, por edhe nga turistë të shumtë që ndodhen në Tiranë.



Karriera e pianistit shtrihet mes Italisë, Japonisë dhe skenave europiane, ndërsa rrugëtimi i tij artistik nis që nga vitet ’90, në një periudhë të vështirë për artin shqiptar. I rritur në një familje artistësh, ai vazhdon edhe sot të praktikojë me përkushtim të përditshëm.

Nga ana tjetër, dirigjentja Suzana Turku thekson se suksesi në skenë nuk vjen vetëm nga talenti, por mbi të gjitha nga disiplina dhe puna sistematike. Koncerti do të nisë në orën 20:00, ndërsa biletat janë të disponueshme gjatë ditës. Një mbrëmje që premton të mbetet gjatë në kujtesën e publikut./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!