Një i vdekur dhe 62 raste të reja me koronavirus në Kosovë

schedule15:23 - 23 Shtator, 2020

schedule 15:23 - 23 Shtator, 2020

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë konfirmuar 62 raste positive me koronavirus nga 528 të kryera. Po ashtu një pacient nuk ka arritur të fitojë betejën me virusin.

IKShPK  njofton se numri total i rasteve pozitive është 15.270 raste nga 63.638 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 616 raste të vdekjes.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 85 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 12.900 raste, kurse numri i rasteve aktive është 1.754.

Rastet pozitive janë nga: komuna Prishtinë 17 raste, komuna Prizren 14 raste, komuna Gjilan 8 raste, komuna Pejë 8 raste, komuna Vushtrri 6 raste, komuna Drenas 2 raste, komuna Suharekë 2 raste, komuna Viti 2 raste dhe me nga një rast komunat Fushë Kosovë, Junik dhe Malishevë. g.v/abcnews.al