Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Një ditë para protestës së Berishës, Basha flet sot para mediave

schedule17:04 - 7 Janar, 2022

schedule 17:04 - 7 Janar, 2022

Në orën 17.30 kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, do të mbajë një deklaratë për mediat. Kjo lëvizje e Bashës vjen një ditë nga protesta e paralajmëruar nga ish kreu i kësaj partie Sali Berisha.

Sjellim në vëmendje që kreu i PD Lulzim Basha ka vendosur që të mos i shmanget protestës që do të zhvillojë nesër përpara selisë blu ish-kryeministri Sali Berisha.

Ndërkohë që zhvillohet protesta në orën 12:00, abcnews.al mëson se Basha do të mbledhë kryesinë dhe grupin parlamentar të PD. Kjo do bëjë dhe ndarjen se kush do të qëndrojë krah Bashës e kush krah Berishës.



3 ditë para protestës ka pasur lëvizje në selinë blu si nga ana e grupit të Berishës ashtu edhe nga Basha. Ky i fundit shkoi dje në PD por preferoi të mos hyjë ne seli. /Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!