Një dekadë te Man. City, e ardhmja e Silva drejt Amerikës

schedule17:43 - 19 Shtator, 2019

schedule 17:43 - 19 Shtator, 2019

David Silva nuk ka pranuar të rinovojë kontratën me Manchester City dhe pas 10 vitesh te “Cityzens”, do të largohet në fund të sezonit. Fantazisti spanjoll duket se e ka zgjedhur edhe ekipin me të cilin do të mbyllë karrirën, dhe është pikërisht Inter Miami.

Ekipi i MLS drejtohet nga David Beckham. Legjenda angleze synon të krijojë një ekip me emra të njohur për sezonin e ardhshëm, si dhe të investojë edhe te futbollistët e rinj.

David Silva pritet të marrë edhe shiritin e kapitenit tek ekipi i Inter Miami dhe Beckham synon që të ndërtojë një skuadër rreth tij. Spanjolli me shumë gjasa do të përfitojë edhe një rrogë faraonike në Amerikë dhe pritet të nënshkruajë një kontratë 2-vjeçare./abcnews.al