Postimi që ngjalli dyshimet, një bashkëpunim mes Dua Lipa dhe Miley Cyrus

schedule10:54 - 6 Gusht, 2020

schedule 10:54 - 6 Gusht, 2020

Një ditë më parë, Dua Lipa bëri me dije se është bërë bashkë me një sërë emrash të njohur të muzikës botërore për të sjellë disa këngë remix që janë pjesë e albumit më të fundit “Future Nostalgia”.

Artistja shqiptare zbuloi se dueti me Madonnën dhe Missy Elliot pritet të publikohet me datë 14 Gusht, ndërkohë që bashkëpunimi me The Blessed Madonna do vijë me 21 Gusht, shkruan abcnews.al.

Por, ylli i hitit “New Rules” do të vijë në bashkëpunim edhe me Gween Stefani dhe Mark Ronson, të cilët do të sjellin remix-in e këngës “Physical”, por nuk ka dhënë një datë se kur do të lançohet.

 

View this post on Instagram

 

bromance

A post shared by DUA LIPA (@dualipa) on

Ndërkohë, pak orë më parë, Dua ka publikuar një foto me këngëtaren e famshme amerikane, Miley Curus dhe producentin Andrew Watt. Fansat menjëherë kanë aluduar se artistet do të vijnë me një bashkëpunim, megjithëse ata nuk kanë konfirmuar asgjë. /abcnews.al/