Një anglez ka surprizuar fëmijët me një “vilë” të ndërtuar vetëm për gjashtë ditë

schedule16:39 - 19 Maj, 2020

schedule 16:39 - 19 Maj, 2020

Karantina në të gjithë botën bëri që familjet të kalojnë më shumë kohë nën shoqërinë e njëri-tjetrit. Në Angli një baba ka surprizuar  fëmijët e tij, pasi ju ka ndërtuar një shtëpi mahnitëse për t’u argëtuar gjatë karantinës.

Mëdiat ndërkombëtare bëjnë me dije se Ritchie Byrne, nga Birmingham i Anglisë, e ndërtoi shtëpinë për vetëm 400 funte duke përdorur kryesisht materiale të vjetra. Mini shtëpia, ka qilima, perde, veshje druri, dhe madje ngjason sikur një vilë elegante.

Ritchie duke parë çmimet e larta të shtëpive në shitje, vendosi ta bënte i vetëm, ndërsa e përfundoi atë për vetëm gjashtë ditë. Që pas pezullimit të punës anglezi mendoi që të vinte në ndihmë argëtimit të fëmijëve të tij. /abcnews.al