Një amerikan dëshira e madhe e Koeman, zbulohet plani i Barcelonës

schedule14:58 - 16 Shtator, 2020

schedule 14:58 - 16 Shtator, 2020

Sergino Dest është objektivi i Barcelonës për krahun e majtë të mbrojtjes. Amerikano-holandezi është një prodhim i Ajax dhe pëlqehet shumë nga Roland Koeman, trajneri i ri i skuadrës katalanase.

Mundo Deportivo raporton se klubi iberik është gati të paraqesë një ofertë për Ajax, por në fillim duhet të shesë Nelson Semedon. Barcelona po tenton ta marrë Dest në huazim me detyrim blerje në fund të sezonit.

19-vjeçari numëron 3 ndeshje të zhvilluara me kombëtaren e SHBA, teksa kartoni i tij vlerësohet rreth 18 milion euro. /abcnews.al