Niveli maksimal i liqenit të Fierzës josh pushuesit në Kosovë

schedule14:28 - 3 Korrik, 2018

schedule 14:28 - 3 Korrik, 2018

Liqeni i Fierzës, kryesisht në territorin e Kosovës, ka joshur shumë pushues dhe lokalet e zonës, janë të mbushur me klientelë. Kjo për shkak se niveli i ujit, si asnjëherë tjetër është në kuota maksimale. Megjithatë edhe në këtë vend të mrekullueshëm ka ndotje.

Nuk mbahet mend prej vitesh, që në këtë mes vere, kuota e liqenit të Fierzës të jetë maksimale. Pjesa që shtrihet në territoren e Kosovës, shfrytëzohet maksimalisht si resurs turistik i frekuentueshëm. Kjo edhe për faktin e pozitës gjeografike dhe relievit që të ofron mundësi.

Lolaket që shtrihen përgjatë bregut, këtë vit e kanë ndjerë të mirën që u ka ardhur nga ruajtja e kuotës maksimale.

Qytetarë të shumtë që vijnë edhe nga zona të tjera merren edhe me peshkim. Thjesht për të kaluar kohën e për disa edhe i kthyer në profesion.

Por edhe këtu  ka ndotje. Qoftë nga shkarkimet e ujërave të zeza, por edhe nga mbetjet që sjell jo vetëm liqeni, por edhe që hidhen nga  frekuentuesit në bregun e tij.

Liqeni i Fierzës, ka një sipërfaqe rreth 90 km katrorë e që përshkon rrethet Kukës, Has, Bajram Curri e Pukë. Por pjesa më e frekuentueshme e tij mbetet Vermica në Kosovë.

Ndotja masive mbërrin pikërisht përmes Drinit të Bardhe në Kukës, por siç duket edhe nga pamjet, përkujdesja ndaj këtij mjedisi është thuajse minimale.

Gazetar i ABC News, Kukës: Bujar Muçmata

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!