Nisja e Universitetit, studentët në Korçë: Nuk ishte dëshira jonë, por u vaksinuam

schedule09:29 - 18 Tetor, 2021

schedule 09:29 - 18 Tetor, 2021

KORCË – Ka nisur mësimi në të gjitha Universitetet e vendit. Pas një viti të vështirë me pandeminë dhe me mësim online tashmë studentët janë kthyer në auditorë, të pajisur me tamponë negativ ose me certifikatën e vaksinimit.

Mësimi në Universitet u shty me një javë në mënyrë që edhe studentët e pavaksinuar të mund të merrnin dozën e vaksinës që të pranoheshin në auditorë.

Ndërkohë në Universitetin e Korçës, studentët tregojnë se janë të vaksinuar megjithatë kjo nuk ka ardhur si një dëshirë e tyre por si një detyrim për të vijuar procesin mësimor. /abcnews.al/