Nis “plazma-terapia” në Itali, pacientëve me Covid-19 po u jepet gjaku i të shëruarve

schedule16:35 - 2 Prill, 2020

schedule 16:35 - 2 Prill, 2020

Në Pavia të Italisë të sëmurëve me Covid-19 po u jepet gjaku i të shëruarve si formë terapie. Ky është një trajtim eksperimental dhe ende pritet që të shihen rezultatet që do të japë.

Sipas raportimeve të mediave italiane, disa pacientë e kanë marrë tashmë plazmën e të shëruarve dhe më pas kanë zhvilluar antitrupa për të luftuar më mirë koronavirusin.

Kështu, ka nisur tashmë ekperimentimi i plazma-terapisë në Poliklinikën e Pavias.

Protokolli që ndiqet është përgatitur nga Shërbimi i Mjekësisë Hematologjike Imunologjike dhe Transfuzionit në San Matteo, në bashkëpunim me struktura të tjera.

Dy personat e parë që dhuruan gjak për plazma-terapinë dy mjekë, burrë e grua. Ata ishin edhe dy rastet e para të konfirmuara me koronavirus në provincën e Pavias. /abcnews.al/