“Giro d’Italia” nis nga Durrësi/ Startoi në drekë. Dy etapa të tjera në Tiranë e Vlorë

schedule13:14 - 9 Maj, 2025

schedule 13:14 - 9 Maj, 2025

Pedalet nisën të xhirojnë dhe rrotat të rotullohen. Edicioni i 108 i Xhiros së Italisë ngriti siparin nga Durrësi për etapën e parë të turin prestigjoz dhe nga më të vjetrit në historinë e çiklizmit që e kthen Shqipërinë sërish në një skenë të madhe të sportit.

22 skuadra dhe 194 çiklistë kaluan vijën e nisjes në qytëtin bregdetar dhe pritet të mbërrijnë në vijën e finishit në Tiranë, pasi do të përshkojnë 164 kilometra.

Etapa e dytë e Xhirosë së Italisë do të jetë e gjitha në rrugët e klryeqytetit. Ajo do të jetë gara e parë e kronometrit në këtë edicion të këtij turi, që do të projektojë ndoshta edhe favoritët.

Etapa a dytë është më e shkurtër, vetëm 13.7 kilometra. Çiklistët do të përshkojnë në disa prej rrugëve kryesore të kryeqytetit shqiptar deri në vijën e finishit…

Etapa e tretë dhe e fundit në tokën shqiptare e “Giro D’Italia” do të jetë më e vështira dhe më panoramikja.

Ajo do të nisë në Vlorë dhe do të përfundojë sërish në qytetin bregdetar pas 160 kilometrash. Kjo etapë ka në program edhe ngjitjen e parë malore, atë në qafën e Llogarasë.

Po ashtu përfaqëson edhe kartolinën më të bukur të Shqipërisë, pasi kalon në të gjithë rivierën në këtë nisje të sezonit turistik.

Për këtë arsye, Xhiro e Italisë nuk ka rëndësi vetëm nga ana sportive, por edhe një impakt në imazhin e vendit tonë, pasi pritet të ndiqety nga më shumë se 700 milion njerëz në 200 vende të ndryshme të botës./abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!