Nis bora në pjesën më të madhe të territorit

schedule19:02 - 18 Dhjetor, 2017

schedule 19:02 - 18 Dhjetor, 2017

Verilindja u përfshi nga reshje të dendura bore, intensiteti i të cilave arriti kulmin në mëngjes rreth orës 7:30 minuta, por më vonë reshjet janë pakësuar. Aksi Kukës-Tunel i Kalimashit në rrugën e Kombit pati probleme menjëherë pas reshjeve. Temperaturat e ulta ndikuan në krijimin e menjëhershëm të ngricave. Gjashtë borëpastruese nisën menjëherë nga puna për pastrimine borës dhe hedhjen e kripës. Drejtuesve të mjeteve u është dashur të përdorin paisjet dimërore e të tregojnë kujdes gjatë udhëtimit. Në qytet trashësia e borës mbeti e papërfillshme, dy deri në tre cm, ndërsa në lartësitë mbi 500 metër ata kaluan 10 centimetra. Reshje të denduar bore pati edhe në Peshkopi e dhe Bulqizë. Në qytet trashësia arriti deri në 10 cm, kurse në zona të thella si Lura dhe Kalaja e Dodës mbi 40 cm. Rrugët kombëtare janë të kalueshme, por rrugët Peshkopi – Kukës dhe Peshkopi – Librazhd kalohen me zinxhirë. Në Bulqizë gjatë natës ka patur ngricë dhe borë dhe rrugët ishin pothuajse të pakalueshme, por në mëngjes kompania e mirëmbajtjes ka hedhur kripë./abcnews.al