Kryeministri Rama: Do të na duhet që të adresojmë këtu edhe emergjencën në drejtimin e Tiranës për arsyen e ditur botërisht. Nuk mban më, por duhet të them që në fillim sa më qartë atë që besoj se duhet të ndajmë të gjithë së bashku për çështjen e drejtësisë dhe raportin tonë me të. Nuk kemi hyrë në asnjë rast në meritën e drejtësisë, aq më tepër ku drejtësia nuk e ka thënë deri në fund fjalën e saj. Nuk kemi bërë avokatin e kujto, të familjes së madhe politike që ndalohet nga drejtësia. Nuk do të kemi asnjë pendesë për lirinë dhe pavarësinë që i kemi dhënë drejtësisë në reformën në drejtësi. Përmes reformës i kemi larguar me vetëdije të plotë duart e ekzekutivit nga çdo proces seleksionim zgjedhje apo shkarkimi i prokurorëve dhe gjyqtarëve. Ia kemi lënë pushtetit gjyqësor që të zgjidhë vetë punët e veta.
Nis Asambleja e PS, Rama: Zgjedhje të reja në Tiranë, PS nuk ka bërë avokatin e askujt
schedule11:00 - 11 Shtator, 2025
schedule 11:00 - 11 Shtator, 2025
