Nikolla: Zgjidhja që propozoj është komunikimi

schedule17:12 - 8 Dhjetor, 2018

schedule 17:12 - 8 Dhjetor, 2018

Në një intervistë për TV Klan ministrja e Arsimit Lindita Nikolla shpjegoi se kishte zbritur në shesh për tu takuar me studentët, por ishte refuzuar prej tyre. Sipas saj, kur ka dialog, gjenden gjithmonë zgjidhje.

Pas momentit kur gjatë protestës së studentëve përpara Ministrisë së Arsimit, shefja e këtij dikasteri Lindita Nikolla doli në rrugë, por u zmbraps nga brohoritjet e studentëve, duke u kthyer edhe njëherë në ambientet e ministrisë, ajo sqaroi edhe arsyen që e çoi mes studentëve protestues.

“Ishte qëllimi i një nëne teksa degjon bijë dhe bija edhe pse në mes te shiut që kërkojnë që Lindita Nikolla të dalë në shesh, zbrita për ta në momentin që e refuzuan sigurisht që u ktheva”.

Zgjidhjen për studentët e sheh në horizont, por ende pa formë.

“Zgjidhja që unë propozoj është komunikimi dhe dialogu, nuk kam bërë kërkesë për negociata. Le te jete protesta katalizator për dialog në jetën universitare që të çojë në zgjidhjen e shumë problemeve të studentëve”.

Më e rëndësishme se përgjegjësit, janë kërkesat e studentëve sipas aj.

“Patjetër ne do të gjejmë edhe fajtorët e duhur qoftë ministrja e arsimit, por e rëndësishme është të ecet përpara dhe për të zgjidhur shumë nga problemet e studentëve”.

Sot për Nikollën studentët kanë gjithmonë të drejtë dhe ministria ka detyrimin të gjejë zgjidhjen.