Ngrica në Rrugën e Kombit, vështirësi qarkullimi në disa rrugë të Kukësit

schedule17:54 - 13 Shkurt, 2018

schedule 17:54 - 13 Shkurt, 2018

Temperaturat e ulëta kanë krijuar shtresa akulli në Rrugën e Kombit. Megjithëse disa borëpastruese janë në gatishmëri për hedhjen e kripës sërish mbetet rreziku i ndonjë incidenti.
Në orët e natës, situata është vështirësuar në disa zona të Kukësit. Njësitë administrative Kalis, Arren, Grykeçaj dhe Bushtricë janë pa energji elektrike. Probleme me qarkullimin ka në rrugën që të çon drejt Peshkopisë, në rrugën drejt Shishtavecit dhe rrugën e vjetër që lidh Kukësin me Fushë Arrëzin. Në qytetin e Kukësit, trashësia e dëborës është 12 centimetra, ndërsa tek tuneli i Kalimashit arrin deri në 20 centimetra.
/abcnews.al