Ngjarje e rëndë në SHBA/ 37-vjeçarja vret dy fëmijët, nënën dhe veten

schedule01:33 - 3 Qershor, 2020

schedule 01:33 - 3 Qershor, 2020

Një ngjarje e rëndë tronditi Mississippin pak kohë më parë, kur një nënë vrau dy fëmijët e saj, 3 dhe 5 vjeçar, mamanë dhe më pas veten. Mediat e huaja raportojnë se Karina Dietering, 37 vjeçe, nuk kishte arritur të pranonte humbjen  e kujdestarisë së fëmijëve pasi ishte divorcuar nga bashkëshorti.

Babai i fëmijëve, Jason Dietering,  tregoi skenën e rëndë me të cilën ishte përballur pasi kishte shkuar në banesën e ish-bashkëshortes për të marrë të vegjlit që kishin kaluar fundjavën tek e ëma.

Ai kishte gjetur trupat e pajetë të fëmijëve në dhomat e gjumit, të ish-vjehrrës së tij, 68-vjeçe, dhe ish-bashkëshortes. Dietering tregoi se në fund vendosi që fëmijët t’i várroste së bashku me nënën e tyre, pavarësisht asaj që ndodhi.