Ngacmoi seksualisht të bijën e mitur, jepet vendimi për 61-vjeçarin në Korçë

schedule10:10 - 4 Prill, 2022

schedule 10:10 - 4 Prill, 2022

61-vjecari Jani Kallajxhi, i cili u ndalua të premten e javës që kaloi me akuzën e ngacmimit seksual të vajzës së tij 8 vjeçe do të qëndrojë në burg deri në përfundim të hetimeve.

Gjykata e Korçës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” per babain, duke pranuar  kërkesën e prokurorisë.

Lexo edhe: Iu vunë kamera në shtëpi, zbulohet sesi babai në Korçë ngacmonte seksualisht vajzën 8-vjeçare

Në seancën për caktimin e masës së sigurisë dhe vleftësimin e ligjshmërisë së arrestit  që u mbajt të dielën, 61-vjeçari ka mohuar akuzat para gjykatës.

Ai është shprehur se nuk i ka bërë asgjë vajzës dhe nuk e ka ngacmuar. “Unë jam kujdesur për vajzën time pasi bashkëshorten e kam të sëmurë”, mësohet të jetë shprehur 61-vjeçari.

Çështja e ngacmimit të vjazës 8 vjeçe do të gjykohet nga Seksioni i të Miturve në Gjykatën e Korçës.

Si u zbulua ngjarja?

Jani Kallanxhi u arrestua pas denoncimit që ka bërë në prokurori një punonjëse sociale e Bashkisë së Korçës.

Punonjësja sociale kishte komunikuar rreth një javë më parë me të miturën para se bashkia të strehonte vogëlushen dhe dy prindërit e saj, deri atëherë të pastrehë, në një apartament në lagjen 18 të qytetit.

Gjatë bisedës, vajza kishte kryer veprime e gjeste që tregonin frikë. Bazuar në to, punonjësja sociale e bashkisë ngriti dyshime se e mitura abuzohej seksualisht dhe e referoi rastin ne prokurorinë e Korçes.

Për  të vërtetuar dyshimet, me lejen e organit të akuzës, në apartamentin e familjes Kallanxhi u vendos kamera. Pamjet e regjistruara treguan se babai 62-vjeçar prekte vajzën e tij të mitur në pjesë intime të trupit.

Pas kësaj Jani Kallanxhi u vu në pranga nga policia, ndërsa e bija 8-vjeçare u dërgua në një qendër sociale në Tiranë. Ekspertiza mjeko-ligjore pritet të përcaktojë nëse e mitura është dhunuar seksualisht.

61-vjeçari Jani Kallanxhi është i papunë dhe njihet si person i alkoolizuar.

Ndërsa bashkëshortja e tij vuan nga shqetësime të shëndetit mendor. Çifti ka vetëm këtë vajzë, të cilën pas lindjes, e dërguan në shtëpinë e fëmijës. Por pas disa vitesh e morën sërish. 8-vjeçarja është fëmijë me aftësi të kufizuara.

/abcnews.al