Nga Spanja vjen lajm jo i mirë për tifozët, finalja e Kupës luhet me dyer të mbyllura

schedule19:37 - 9 Prill, 2021

schedule 19:37 - 9 Prill, 2021

Ashtu si të shtunën e kaluar, kur u luajt finalja e edicionit 2020 (e fituar nga Real Sociedad 1-0 ndaj Athletic Bilbao), edhe finalja tjetër e Copa del Rey, ajo e këtij sezoni mes Barcelonës dhe Athletic Bilbaos, do të luhet gjithashtu me dyer të mbyllura, pa praninë e tifozëve.

Federata Spanjolle (RFEF) konfirmoi vendimin e saj, duke i dhënë fund spekulimeve rreth mundësisë së një hapje të pjesshme për publikun. Ndeshja do të luhet në Stadiumin Olimpik në Sevilje të shtunën më datë 17 prill.

Barcelona shkon si favorite në këtë ndeshje, me Bilbaon, që i ka eliminuar katalanasit në gjysmëfinalet e Kupës së vitit të shkuar. Baskët dështuan para 6 ditësh në finale dhe tashmë kanë një tjetër mundësi për të bërë të tyrin trofeun e dytë për nga rëndësia në Spanjë. /abcnews.al