Sondazh

A po e dëmtojnë protestat turizmin në Shqipëri?

Loading ... Loading ...
 

Nga sot qytetarët mund të lëvizin edhe gjatë natës, baret mund të qëndrojnë hapur 24 orë

schedule17:35 - 3 Mars, 2022

schedule 17:35 - 3 Mars, 2022

Nga e enjtja e tre marsit qytetarët në Shqipëri mund të lëvizin në çdo orë të ditës apo të natës ndërsa  baret dhe restorantet mund të qëndrojnë të hapura 24 orë. Pas  gati dy vitesh nga fillimi i pandemisë së Covid-19 Komiteti Teknik i Ekspertëve të Shëndetësisë hoqi orën policore.  Për këtë është vënë në dijeni dhe  Policia e Shtetit.

Një bar mund të qëndrojë i hapur 24 orë, por muzikën mund ta mbaj ndezur deri në orën 23:00 të mbrëmjes. Ky urdhër nuk ka ndryshuar.



Në fuqi ekspertët e shëndetësisë kanë lënë gjithashtu kufizimin për  grumbullimet. Në një aktivitet kulturor, sportiv apo konferencë numri i pjesëmarrësve duhet të jetë sa 30% i kapacitetit të mjedisit ku zhvillohet.

Ndërkohë që në mjediset e mbyllura  dhe aty ku nuk respektohet distanca maskat vijojnë të jenë të detyrueshme. Zyrtarisht këto kufizime nuk kanë ndryshuar ndonëse respektimi i tyre lë për të dëshiruar. /abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!