Nga shitja e bluzave te rroga 10 milion euro, si po tenton Barcelona t’i rrëmbejë PSG-së Messin

schedule22:01 - 31 Mars, 2023

schedule 22:01 - 31 Mars, 2023

Barcelona ka zhvilluar një plan për rikthimin e Lionel Messit.

Sulmuesi është i lidhur me Paris Saint-Germain me një kontratë që zgjat deri në qershor, dhe katalanasit janë të etur për ta rikthyer legjendën e tyre falas.

Marrëveshja është e komplikuar seriozisht nga vështirësitë financiare të Barcelonës, megjithatë, sipas Le Parisien, klubi ka një plan.

Messi do të marrë pagën maksimale të lejueshme prej 10 milionë euro, ai gjithashtu do të ketë të drejtën e një pjese të të ardhurave nga sponsorizimi dhe një përqindje prej të ardhurat nga shitja e biletave. Gjithashtu, sulmuesi do të paguhet edhe për shitjen e bluzave me emrin e tij.

Kujtojmë se Barcelona tashmë ka konfirmuar synimin e saj rikthyer Lionel Messin. Vetë lojtari gjithashtu përflitet se është i hapur për një rikthim. /G.D abcnews.al/

Burimi:  Veronica Brunati | Le Parisien | Gaston Edul