Nga Pogradeci në Korçë, kapet hajduti që bëri 3 vjedhje për 6 ditë

schedule11:09 - 21 Janar, 2022

schedule 11:09 - 21 Janar, 2022

Policia e Pogradecit ka arrestuar një 20-vjeçar të akuzuar për disa vjedhje. Ai është me inicialet S.Sh.

Sipas policisë ai dyshohet si bashkëpunëtor me E. S., 19 vjeç, banues në Pogradec dhe një 14-vjeçar (të arrestuar/proceduar më datë 14.01.2022), në vjedhjen në tri biznese private, ngjarje të ndodhura më datat 07, 12 dhe 13 janar 2022, në qytetin e Korçës, ku janë marrë sasi lekësh, produkte ushqimore dhe veshje të ndryshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, për veprime të mëtejshme.

/ Abcnews.al