Nga nesër WhatsApp nuk do të funksionojë në këto telefona

schedule12:41 - 30 Dhjetor, 2019

schedule 12:41 - 30 Dhjetor, 2019

WhatsApp nuk do të funksionojë në modelet e telefonave të vjetër. Kështu për të gjitha ata që përdorin një telefon Windows nga 31 dhjetori nuk do të mund të kenë akses në WhatsApp.

Kjo pasi Aplikacioni më i populluar i mesazheve në botë ka vendosur të ndalojë mbështetjen për pajisjet që drejtojnë sistemin operativ të vjetër Windows Phone. Po ashtu WhatsApp është duke planifikuar që të ndalojë edhe në Apple iOS dhe Android, duke detyruar miliona njerëz të blejnë telefona të ri.

WhatsApp gjithashtu theksoi në faktin se këto versione më të vjetra të sistemeve operative Android dhe iOS “nuk mund të krijojnë më llogari të reja, as të përditësojnë llogaritë ekzistuese pas 1 shkurtit të vitit 2020.”

Por, nëse keni një smartphone Windows dhe nuk doni të humbni të gjitha bisedat dhe informacionet tuaja pas 31 Dhjetorit 2019, ekziston një mundësi për të ruajtur bisedat tuaja.

Hapni bisedën që dëshironi të eksportoni dhe klikoni mbi “Group Info” dhe më pas ‘Export Chat’. Atëherë do t’ju jepet mundësia të shkarkoni bisedën me ose pa media. Zgjidhni opsionin tuaj dhe eksportoni të gjitha bisedat.

WhatsApp gjithashtu theksoi se vendimi për t’i dhënë fund mbështetjes WhatsApp për këto telefona Android dhe iPhone nuk do të prekë shumë përdoruesit.

Lista me telefonat që nuk do kenë më WhatsApp:

-Të gjitha sistemet operative të Windows Phone pas 31 Dhjetorit 2019

-Versionet Android 2.3.7 dhe më të vjetër pas 1 shkurtit 2020

-iPhone iOS 8 dhe më të vjetër pas 1 shkurtit 2020./abcnews.al