Sondazh

Dështimi i protestës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga Europa e SHBA, ‘boom turistësh’ në Shqipëri/ Rama: Muaji prill shënoi rekord pozitiv

schedule18:13 - 9 Maj, 2026

schedule 18:13 - 9 Maj, 2026

Muaji Prilli shënoi një tjetër rekord pozitiv për turizmin shqiptar. Shqipëria mirëpriti 891,414 vizitorë të huaj, ose +8.8% më shumë krahasuar me prillin e vitit 2025, duke konfirmuar interesin në rritje për vendin tonë si një nga destinacionet më tërheqëse në rajon.

Kryeministri Edi Rama ndau në rrjetet sociale statistikat e fundit të turizmit, duke theksuar rritjen e ndjeshme të vizitorëve nga vende të ndryshme të botës, nga Europa deri në Amerikën e Veriut.

Sipas të dhënave të publikuara, rritjet më të larta u regjistruan nga:
🔹 +266.1% nga Lituania
🔹 +265.4% nga Danimarka
🔹 +81.1% nga Polonia
🔹 +52.5% nga Spanja
🔹 +37.3% nga Kanadaja
🔹 +28.7% nga SHBA
🔹 +25% nga Belgjika
🔹 +22.8% nga Franca
🔹 +20% nga Italia
🔹 +11.2% nga Mbretëria e Bashkuar



Në postimin e tij, Rama theksoi se turistët po zgjedhin gjithnjë e më shumë Shqipërinë për natyrën, kulturën, bregdetin dhe mikpritjen autentike shqiptare, ndërsa vendi po konsolidohet si një destinacion turistik në rritje në Europë.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!