Nga diss-i për Taynën tek krahasimi me Beyoncen: Sukses dhe kritika për “Zili Zili” të Dafina Zeqirit

schedule13:08 - 24 Tetor, 2020

schedule 13:08 - 24 Tetor, 2020

Pak ditë më parë, Dafina Zeqiri publikoi projektin më të fundit që mban titullin “Zili Zili”. Kënga duket si një diss ndaj dikujt, dhe një gjë të tillë e ka bërë me dije vetë Dafina para se të publikonte këngën ku shkruante: “Jam e lodhur nga ato femra që pretendojnë se janë feministe, bërtasin për ndihmë. Dhe kur ju hap një derë? Ato të kthehen kundër dhe madje edhe përpiqen… është shumë për të qeshur… ato përpiqen të të bëjnë ‘diss’ ty.”

Megjithëse fansat menjëherë aluduan se bëhet fjalë për një diss për Taynën, me të cilën është përfolur prej kohësh se i kanë krisur raportet, këngëtarja preferoi të mos komentonte asgjë. Pas publikimit të këngës, kanë vërshuar komentet se kënga i dedikohet reperes. Por ka patur dhe nga ata që e kanë krahasuar me këngëtaren Jonida Maliqi.

“Me fustanin jeshil krejt si Jonida Maliqi copy paste”, shkruan një ndjekës. Ndërkaq, fansat bëjnë dhe një krahasim me Beyonce. “Po Beyonce po. si nuk e bëtë dot një projekt pa vjedhur.”, shkruan një tjetër. Përtej kësaj, të shumtë janë fansat që e kanë vlerësuar këngëtaren për stilin e veçantë që ka.

“Çfarë po bën Daf, ua dogje karrierën gjithë estradës”, “DIVA je bishë e gjallë, prej gati 15 vitesh në skenë dhe akoma nuk po e lëshon kurorën. Bravo Dafina, je e pakrahasueshme.”, “The Queen, gjithmonë moderne dhe në majat e muzikës”, “Nuk është e lehtë të jesh përpara nga të tjerët për 15 vjet.”, janë disa nga komentet e tyre. /abcnews.al