Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Nga atentati në 2018, te trafikimi i drogës/ Kush është Juxhin Hamajesi, i cili mbeti i plagosur në Tiranë

schedule10:54 - 27 Maj, 2026

schedule 10:54 - 27 Maj, 2026

Një person ka mbetur i plagosur me armë zjarri në kryeqytet pas një konflikt të çastit. Bëhet fjalë për Juxhin Hamajesi, i cili rezulton të jetë arrestuar më parë nga efektivët e Komisariatit nr. 4, pasi kërkohej për trafik klandestinësh në Pogradec.

Ai ka qenë gjithashtu i dyshuar për përfshirje në aktivitete të paligjshme edhe në vitet e mëparshme, përfshirë një arrestim në qershor të vitit 2021, sërish për trafik klandestinësh sirianë.

Juxhin Hamajesi ka mbetur i plagosur në vitin 2018 pasi u qëllua me armë zjarri nga ish-efektivi Santiago Malko në një lokal në zonën e Kinostudios.



Autoritetet vijojnë të kenë në fokus të hetimeve të mëparshme aktivitetin e tij të dyshuar kriminal, ndërsa çështjet ndaj tij janë trajtuar në kohë të ndryshme nga organet ligjzbatuese.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!