Neymar mund të kalojë te Chelsea? Thiago Silva: Shpresoj të realizohet!

schedule20:00 - 28 Qershor, 2022

schedule 20:00 - 28 Qershor, 2022

Neymar është vënë në qendër të vëmendjes kohët e fundit, pasi zëra të ndryshëm e kanë lidhur sulmuesin brazilian me një largim të mundshëm nga PSG, pasi siç raportojnë mediat e huaja tashmë 30-vjeçari nuk është më i paprekshëm te kampionët e Ligue 1.

Në një event sportiv të sponsorëve, bashkëkombasi i Neymar, Thiago Silva ka komentuar për “JC” edhe një kalim të mundshëm të sulmuesit të PSG-së në Premier League, ku Chelsea është përfolur si skuadra që ka shfaqur interesim për shërbimet e tij.

“Ai duhet të shkojë në Chelsea. Do të jetë për të mirën. Ai nuk ka nevojë për koment. Deri më tani, nuk di asgjë, por shpresoj që të realizohet”, ka theksuar Silva. /f.a/abcnews.al