“Neymar do të fitojë Champions? Të shkojë te Reali, nuk ka si ai klub”

schedule14:16 - 27 Mars, 2020

schedule 14:16 - 27 Mars, 2020

Të gjithë e mbajnë mend Roberto Carlos. Një mbrojtës i majtë që gjendej gjithmonë në sulm dhe një goditje si pak të tjerë në histori. 46-vjeçari kaloi 11 sezone te Real Madrid dhe fitoi gjithçka me skuadrën spanjolle.

Roberto Carlos ka folur për Fox Sports Radio rreth Neymar, për të cilin ka një këshillë. Ylli i PSG-së dëshiron të fitojë Champions League dhe në verë pritet të kthehet në La Liga, aty ku u aktivizua më parë me Barcelonën.

Ka vite që do të doja ta shihja Neymar te Real Madrid, por jeta nuk shkon gjithmonë ashtu siç dëshiron. Futbollistët më të mirë në botë duhet të luajnë në klubët më të mira dhe Reali është klubi më i mirë që ekziston. Neymar dëshiron të fitojë Champions League? Duhet të shkojë te Reali”, deklaron braziliani i famshëm. /abcnews.al