New York-u epiqendra e koronavirusit në SHBA, 100 të vdekur në 24 orë

schedule17:55 - 26 March, 2020

schedule17:55 - 26 March, 2020

Guvernatori i New York-ut, Andrew Cuomo, njoftoi sot se vdekjet nga koronavirusi në vend janë rritur në 385, me 100 vdekje në 24 orët e fundit.

Ky njoftim vjen vetëm disa orë pasi numri i përgjithshëm i vdekjeve në SHBA tejkaloi 1 mijë.  New York është epiqendra  betejës, pasi numëron 37.258 raste pozitive, ndërkohë që po përpiqet të përgatisë spitale për një fluks pacientësh të rinj.

Qendra e kongresit të qytetit po shndërrohet në një spital të përkohshëm. Në spitalin Mount Sinai Morningside, kirurgët e zemrës, kardiologët dhe infermierët kardiovaskular tani kujdesen për pacientët me koronavirus.

Mbi gjysma e popullsisë amerikane tani është në izolim si masë parandaluese për të frenuar përhapjen e infeksionit. /abcnews.al