Nevoja për një qendërmbrojtës, Jurgen Klopp zgjedh shtatlartin anglez

schedule11:58 - 15 Janar, 2021

schedule 11:58 - 15 Janar, 2021

Merkato e Liverpool është fokusuar te një qendërmbrojtës. Kampionët e Anglisë po vuajnë në repartin e prapavijës si pasojë e dëmtimeve të Virgil Van Dijk dhe Joe Gomez.

Shumë emra janë përfolur, por Liverpool Echo raporton se Jurgen Klopp ka vendosur të investojë te Ben White, 23-vjeçari i Brighton. 19 ndeshje ka luajtur këtë sezon lojtari anglez.

Paraqitjet fantastike kanë tërhequr vëmendjen e trajnerit gjerman të Liverpool. “The Reds” po përgatisin një ofertë për Brighton, me synimin për të siguruar White për pjesën e dytë të sezonit. /abcnews.al