Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyahu, ka deklaruar se i ka dhënë urdhër ushtrisë izraelite të marrë nën kontroll 70% të territorit të Rripit të Gazës, një veprim që rrezikon të shembë armëpushimin e brishtë të ndërmjetësuar nga Shtetet e Bashkuara dhe të përkeqësojë më tej krizën humanitare në territorin palestinez.
Sipas marrëveshjes së armëpushimit të arritur në muajin tetor, ushtria izraelite ishte tërhequr në një vijë ndarëse që i jepte Izraelit kontroll të drejtpërdrejtë mbi 53% të Gazës.
Megjithatë, që nga ajo kohë, forcat izraelite kanë zgjeruar gradualisht pozicionet e tyre drejt perëndimit të territorit të kontrolluar nga Hamasi dhe kanë shpallur zona të reja ushtarake ku ndalohet hyrja e civilëve.
Duke folur në një konferencë në një vendbanim izraelit në Bregun e pushtuar Perëndi, Netanyahu tha se Izraeli tashmë kontrollon rreth 60% të Gazës dhe synimi është zgjerimi i kontrollit deri në 70%.
Aktualisht kontrollojmë 60% të territorit në Gaza. Ishim në 50%, kaluam në 60%. Urdhri im është të shkojmë në 70%”, deklaroi ai.
Ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, deklaroi se objektivi afatgjatë i qeverisë është largimi i një numri të madh palestinezësh nga Gaza përmes asaj që ai e quajti “migrim vullnetar”.
Organizatat për të drejtat e njeriut e kanë cilësuar këtë si një plan të mundshëm për spastrimin etnik të territorit.
Ekspertët paralajmërojnë se zgjerimi i kontrollit ushtarak izraelit do të përbënte shkelje të drejtpërdrejtë të marrëveshjes së armëpushimit dhe të rezolutës së Këshillit të Sigurimit të OKB-së që e mbështeti atë.
Sipas raportimeve, gjatë muajve të armëpushimit, forcat izraelite kanë vazhduar sulmet ajrore dhe të shtënat në zona të ndryshme të Gazës, ku besohet se janë vrarë mbi 900 palestinezë që nga hyrja në fuqi e marrëveshjes. Organizata e Kombeve te Bashkuara ka paralajmëruar përkeqësim drastik të situatës Humanitare. . Nëse Izraeli merr kontrollin mbi 70% të Gazës, më shumë se 2.2 milionë palestinezë do të mbeteshin të përqendruar në më pak se një të tretën e territorit të tyre, në kushte që organizatat humanitare i përshkruajnë si katastrofike.


