Sondazh

Dendias në Tiranë, rihapet çështja e detit, mendoni do ketë ndikim në integrimin europian?

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

“Nesër në Bruksel për integrimin”/ Kryeministri: Përtej llafeve, tani jemi një hap më afër anëtarësimit

schedule19:25 - 25 Maj, 2026

schedule 19:25 - 25 Maj, 2026

Nga Durrësi, e nisi Edi Rama turin e festimeve për 35-vjetorin e Partisë Socialiste. Në një moment reflektimi, kryesocialisti deklaroi se është kjo parti arsyeja kryesore pse sot Shqipëria ndodhet më pranë se kurrë Bashkimit Europian.

“Nëse sot Shqipëria është më pranë BE. Ka një arsye të madhe, pastaj vijnë të tjera të vogla, por e madhja është përkushtimi dhe forca e PS”

Një ditë para uljes në konferencën e 8 ndërqeveritare me KE pas miratimit të raportit IBAR, Rama garantoi se tani rruga e anëtarësimit të Shqipërisë po shkon sipas planit.



“Sot qëllon të jetë dita para konferencës ndërqeveritare në Bruksel. Ku do të vuloset përmbyllja e fazës hyrëse dhe nisja e fazës përmbyllëse për negociatat në BE. Shqipëri pasi hapi gjithë kapitujt në kohë record, me shpejtësinë më të madhe në gjitha proceset e integrimeve që na kanë pararendur, konsiderohemi të gatshëm për të mbyllur negociatat. Konferenca e nesërme, mbahet ekzaktësisht sipas kalendarit që negociatat të mbyllen brenda 2027. Rrugën e kemi të piketuar, kohën të planifikuar. “

Por ndonëse opozita pretendonte bllokimin e integrimit europian, për kryesocialistin vetëm PS mund ta anëtarësojë Shqipërinë në BE dhe askush tjetër.

“Përpara se sa të vinte njoftimi zyrtar për konferencën, shqiptarët çnuk dëgjuan nga ata që nuk duan, thjesht nuk duan ta shohin Shqipërinë në BE, nëse në BE Shqipërinë e anëtarëson PS. Por duan, apo sduan ata që sduan, Shqipërinë në BE do e anëtarësojë PS. Duan apo sduan ata që nuk duan, ska asnjë forcë tjetër në Shqipëri të ketë fuqinë e vullnetin, kurajon, dhe përkushtimin, vizionin e PS. “

Në takimin festiv në Durrës, u nderuan me certifikata themeluesit socialistë të degëve në qytet dhe qark.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!