Histori të dhimbshme vijojnë të nga Ukraina, ku njerëz të pafajshëm rrezikojnë çdo minutë jetën nga predhat ruse.
Një nënë me 3 fëmijët e saj të mitur që qëndron në një vendstrehim në Kiev tregon për mediat e huaja se si po i mëson ata të dallojnë ndryshimin mes zhurmës së një bombe dhe një predhe që po vjen.
🗣️”If I say run, we run to the shelter, if I say hide, we run to the nearest wall and cover our heads.”
Olena and her 3 young children are sheltering in Kyiv.🇺🇦
She explains why she’s told them the difference between the sound of a bomb and the sound of an incoming missile.
⬇️
— BBC Radio 5 Live (@bbc5live) March 3, 2022
“Nëse dëgjon boom, boom, do të thotë që bombardimet janë larg, ndërsa nëse dëgjohet një si vërshëllimë, ajo është zhurma e një rakete në fluturim dhe rreziku më i madh për ne”, tregon Olena.
Nëna tregon se ajo ka vendosur të mos largohet nga qyteti, pasi këtë gjë e konsideron njësoj të rrezikshme. /Express