Një nënë shqiptare në Kosovë ka braktisur katër fëmijët e saj duke u larguar në drejtim të paditur. Ngjarja ka ndodhur dy ditë më parë në Podujevë.
Rasti është denoncuar në polici nga daja i fëmijëve i cili ka deklaruar se motra e tij ka lënë të miturit tek ai për t’u larguar.
“Ankuesi mashkull kosovar ka informuar se ditë më parë, motra e tij e dyshuara f/kosovare ka lënë katër fëmijët e saj tek ai dhe është larguar në drejtim të panjohur”, thuhet në njoftimin e Policisë. /Abcnews.al


