Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme ka dorëzuar sot në Presidencë përgjigjet e kërkesës së dytë të kreut të shtetit për detaje të marrëveshjes me Greqinë dhe saktësimin në harta të ndarjes së kufirit detar, shoqëruar edhe me dokumentacionin përkatës.
Burime për ABC News konfirmojnë se dokumentacioni është dorëzuar në Presidencë.
Në orën 18:00 të mbrëmjes së sotme, Kryeministri Edi Rama është takuar në institucionin e presidencës me kreun e shtetit, Ilir Meta.
Sipas burimeve, tema e disktuar ka qenë dhënia e autorizimit për negociatat me Greqinë. Presidenti Ilir Meta në deklaratat e mëparshme është shprehur se komunikimet do të jenë institucionale për këtë çështje të mprehtë. Por në takimin e sotëm që zgjati rreth 60 minuta Presidenti i Republikës dhe Kryeministri janë takuar kokë më kokë me dyer të mbyllura./abcnews.al