Negociatat me Greqinë/ Presidenti Meta autorizon Bushatin

schedule22:11 - 19 Mars, 2018

schedule 22:11 - 19 Mars, 2018

Presidenti i Republikës i ka dhënë autorizimin Ministrit të Jashtëm që të nisë negociatat me Greqinë. Kreu i shtetit kërkon që grupi negociator të respektojë kushtetutën e konventat ndërkombëtare.

Nuk do të ketë më letërkëmbime si këto të fundit  midis Presidencës dhe Ministrisë për Evropën dhe Punët  e Jashtme. Autorizimi u dha zyrtarisht. Njoftimin e dha institucioni i Presidencës.

“Presidenti i Republikës, Ilir Meta në vijim të kërkesës të Ministrisë për Evropën dhe Punët e Jashtme autorizoi në datën 19 mars Ministrin për Evropën dhe Punët e Jashtme, Ditmir Bushati, të lëshojë Plotfuqinë për Grupin Negociator të Republikës së Shqipërisë për negocimin e “Projektmarrëveshjes ndërmjet Republikës së Shqipërisë dhe Republikës së Greqisë për kufizimin e zonave të tyre detare”.

 Në këtë mënyrë Presidenti i hap rrugë uljes së ekspertëve në tavolinë për të përcaktuar detajet e vendosjes së kufijve detare e jo vetëm.

Kërkesa e vetme që i drejton presidenti i republikës ministrisë së jashte dhe ekspertëve, që të zbatojnë Kushtetutën, vendimin e gjykatës kushtetuese dhe të respektojnë aktet ndërkombëtare në interes të ruajtjes dhe ushtrimit të sovranitetit territorial dhe juridiksionit kombëtar dhe të garantimit të sigurisë, dobisë ekonomike e sociale të vendit.

Që nga data 14 shkurt kur ministria për Evropën dhe punët e jashtme kërkoi zyrtarisht autorizimin, ju desh që ti përgjigjej dy herë kërkesave të presidentit të republikës, pjesë e të cilave ishin edhe emrat e negociatorëve. Ata janë 12 dhe presin të përcaktohe data e nisjes së negociatave. Gjithcka dihet është vizita e Kryeministrit të Greqisë Aleksis Tsipras së bashku me familjen e tij për të festuar Pashkët në datën 8 prill në Korçë në shoqërinë e kreut të qeverisë shqiptare Edi Rama. /abcnews.al