Negociatat Shqipëri-Greqi/ Kryeministri Rama takon Presidentin Meta

schedule20:40 - 13 Qershor, 2018

schedule 20:40 - 13 Qershor, 2018

Kryeministri Edi Rama është takuar sot pasdite me Presidentin e Republikës Ilir Meta. Burime për abc News bëjnë të ditur për rreth 30 minuta është diskutuar për ecurininë e negociatave me Greqinë. Ky takim u bë pas deklaratës që ministri i jashtëm grek Nikos Kotzcias ka bërë në një ligjëratë të mbajtur në Moskë se shumë shpejt përfundojnë negociatat me Shqipërinë. Kreu i shtetit ka kërkuar informacion për cfarë është diskutuar deri më tani mes grupeve negociatore, e në mënyrë të vecantë mbi marrëveshjen për kufijtë detarë. Duke iu referuar burimeve, presidenti Meta dhe Kryeministri Rama kanë folur edhe për cështje të tjera të aktualitetit në vend./abcnews.al