Në vetëkarantinë pasi vizitoi tre të prekur me koronavirus, mjeku i urgjencës njofton shkarkimin nga puna

schedule00:25 - 15 Mars, 2020

schedule 00:25 - 15 Mars, 2020

Mjeku i Urgjencës në QSUT, Ilir Allkja ka njoftuar përmes një postimi në rrjetin social Facebook se i është kërkuar gjatë ditës së sotme që të largohet nga detyra.

Allkja shkruan se shkarkimi i tij është një hakmarrje e kryeministrit Rama dhe kreut të Urgjencës Kombëtare Skënder Brataj duke patur parasysh denoncimin e tre ditëve më parë, sipas të cilit mjekët dërgoheshin pa pajisjet e nevojshme për të trajtuar të dyshuarit me koronavirus.

Madje në një video të postuar gjithashtu në Facebook , Allkja tha se ishte vetëkarantinuar pasi u dërgua pa dijeni dhe pa veshjet përkatëse tek tre pacientë me koronavirus.

“Miq sonte më është kërkuar të largohem nga puna pa motivacion! Kerkova të ma jepnin me shkrim!
Hakmarrje e ulet e Edi Rames dhe e Skender Bratajt ne ditët kur Shqipëria ka nevojë më shumë se kurrë për mjekë !
Sonte po qendroj në punë kundër urdhrit , në shërbim të pacientëve ! Ju dua shumë”, shkruan ai në Facebook.

Videoja e publikuar tre ditë më parë nga Allkja iu paraqit gazetarëve nga kreu i PD-së Lulzim Basha në një konferencë për shtyp si dëshmi se qeveria po i shpërdoron mjekët duke i dërguar në “luftë” me koronavirusin pa veshjet e duhura.

Kjo video, bashke me denoncimin për maskat e skaduara shkaktoi një debat të fortë mes kryeministrit Rama dhe kryedemokratit Basha.

Videoja ku njoftonte futjen në karantinë: 

/abcnews.al