Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë regjistruar një rekord tjetër sa i përket rasteve ditore me Covid-19.
Shtetet e Bashkuara regjistruan 102,830 raste të reja me koronavirus të enjten, një rekord i radhës. Ndërsa kjo është dita dytë radhazi që konfirmohen më shumë se 100,000 raste.
Sipas qendrës së burimeve të koronavirusit në Universitetin Johns Hopkins, Shtetet e Bashkuara regjistruan 1,097 vdekje nga Covid-19 të enjten.
Shtetet që regjistruan rastet më të reja ishin Texas (9,509), Illinois (7,538), Wisconsin (5,936) dhe California (5,519). Ndërkohë, ekspertët presin të shohin nëse procesi i votimit do të ndikojë në rritjen e mëtejshme të rasteve. s.b/abcnews.al/



