Kroçerja “E bukura e Adriatikut” është “parkuar” në Portin e Durrësit në prag të sezonit turistik.
Disa fotografi të kroçeres i ka publikuar Kryeministri Edi Rama i cili thotë se turizmi në Shqipëri do të rritet kur do të ndërtohet porti i Durrësit.
“Kroçera “E bukura e Adriatikut”, solli në vendin tonë 81 turistë nga vende të ndryshme të botës, të cilët kanë vijuar itinerarin e planifikuar për në destinacionet turistike të Durrësit, Krujës dhe Tiranës”, shkruan Rama.
“E bukura e Adriatikut” e cila prej disa vitesh është bërë pjesë e guidave turistike detare drejt Durrësit, u ankorua në kalatën nr.4 të portit më të madh në vend.
/abcnews.al


